Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas fjalimit të ish kryeministrit Berisha nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij socialisti Balla apeloi Partinë Demokratike, të distancohet nga thirrje të tilla, ndërsa kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të marrë masa ndaj ish-kryeministrit.
“Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.
Në përgjigje të Balles, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se ato ishin vargje të këngës patriotike.
“Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është komike e tragjike, u ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundit e pushtetit tuaj e kaloni në spektakle e butafori. Vargjet patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. E keni kthyer Kuvendin ne Byro Partie, ku propozoni te perjashtohet, po te keni mundesi, gjithe grupi i opozites. Por nuk do arrini ti mbyllni gojen opozites. Jeni bere e keqja me e madhe qe ka pasur ndonjehere ky vend.”, tha Spaho.
Më herët në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha apeloi maxhorancën të miratojë amendamentet për vetingun në politikë, ndryshe u shpreh ai në rrugët e qytetit do ushtojë: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
Comments