Me “thashethemet” e shpërndara në Serbi dhe më gjërë, Thaçi ka parasysh Lulzim Bashën dhe Argita Berishën Malltezin, që përmes misionit të tyre faktmbledhës në Kosovë, përgatitën një dosje të veçantë për Beogradin, me të ashtuquajturat krime lufte të shqiptarëve ndaj serbëve. Kreu aktual i PD e vajza e ish kryeministrit Berisha në dosje përfshinë veç trillimeve të tjera dhe një “investigim”, sipas të cilit luftëtarët e UÇK kishin bërë dhe transplant të organeve të serbëve të zënë rob, duke ardhur madje deri tek “shtëpia e verdhë” në Mat. Kjo dosje e dërguar në Beograd shërbeu si bazë për ngritjen e akuzave nga ana e tribunalit të Hagës dhe dërgimin në këtë gjykatë të të gjithë ish komandantëve të UÇK, nga Haradinaj e deri te Fatmir Limaj. Janë shpallur të gjithë në kërkim ndërkombëtar nga Beogradi. Thaçit nuk i del e keqja nga kjo që i kanë bërë Basha dhe Argita, teksa sulmon Berishën sa herë i jepet rasti dhe kur vjen në Shqipëri as denjon të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha
Ish drejtuesit të UÇK dhe njeriu që firmosi marrëveshjen e Rambujesë duke i hapur rrugë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë e Milosheviçit dhe çlirimiin e Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i del e keqja me Lulzim Bashën dhe Argita Berishën Malltezin.
Presidenti aktual i Kosovës ka dhënë një intervistë për median zviceriane ’20 Minuten’ ku ka komentuar akuzat për trafikim të organeve dhe lëndëve narkotike nga ana e eurodeputetit të Këshillit të Europës, Dick Marty.
“Jam fokusuar në qëllimin e anëtarësimit në BE dhe NATO dhe dëshiroj të bëj reforma në Kosovë. Thashethemet nuk më largojnë nga ky qëllim. Këto thashetheme kanë qenë rreth 30 vite më parë, së pari të shpërndara nga Serbia, pastaj nga kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës. Do të ketë gjithmonë idiotë në botë”, ka qënë deklarata e Thaçit.
Dhe me “thashethemet” e shpërndara në Serbi dhe më gjërë, Thaçi ka parasysh Lulzim Bashën dhe Argita Berishën Malltezin, që përmes misionit të tyre faktmbledhës në Kosovë, përgatitën një dosje të veçantë për Beogradin, me të ashtuquajturat krime lufte të shqiptarëve ndaj serbëve.
Kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe Argita Berisha Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha në dosje përfshinë veç trillimeve të tjera dhe një “investigim”, sipas të cilit luftëtarët e UÇK kishin bërë dhe transplant të organeve të serbëve të zënë rob, duke ardhur madje deri tek “shtëpia e verdhë” në Mat.
Kjo dosje e dërguar në Beograd shërbeu si bazë për ngritjen e akuzave nga ana e tribunalit të Hagës dhe dërgimin në këtë gjykatë të të gjithë ish komandantëve të UÇK, nga Haradinaj e deri te Fatmir Limaj. Gjithashtu janë shpallur të gjithë në kërkim ndërkombëtar nga Beogradi.
Dhe Thaçit nuk i del e keqja nga kjo që i kanë bërë Basha dhe Argita, teksa sulmon Berishën sa herë i jepet rasti dhe kur vjen në Shqipëri as denjon të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.
“Serbia më sheh mua si armikun më të madh në Kosovë. Por është e vërtetë që po përpiqem të arrij një traktat paqeje me Serbinë. Kjo është arsyeja pse unë jam sulmuar nga kundërshtarët. Unë i kuptoj zërat radikalë dhe ekstrem, por në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që të kthehemi në tragjeditë e së kaluarës.
Ne do të punojmë për paqen, stabilitetin dhe begatinë, për një marrëveshje që do të sjellë paqe afatgjatë për Kosovën dhe rajonin” atakon Thaç, dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Comments