top of page
Writer's pictureAldona Hoxha

Shpërthen revolta në Kukës: Paguajmë nga 10 euro dhe rruga është e bllokuar nga bora!

Situata e rënduar nga moti i keq me borë e ngrica, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mungesa e pastrimit të borës dhe akullit nga borëpastrueset, ndonëse drejtuesit e mjeteve paguajnë taksën e Ramës 10 euro vajtje e kthim.


Rruga e Kombit, një nga akset rrugore më të rëndësishme në vend, edhe gjate ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.

Gjatë paradites së të enjtes automjetet nuk kanë qarkulluar në të dy drejtimet e rrugës, ndërsa shumë prej drejtuesve nuk e fshehin irritimin me këtë situatë.

Ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë nga firma kontraktore për të hedhur kripë në rrugë, në mënyrë që qarkullimi të jetë normal.

“Ka shumë borë, shumë vështirë. Deri në tunelin e këtej është vendosur një borëpastruese. Paguajmë nga 10 euro vajtje e kthim dhe rruga është copë dhe e bllokuar nga boera”, shprehet një prej drejtuesve të mjeteve.

309 views0 comments

Comments


bottom of page