Miss New York 2019 : Fituesja eshte shqipetare, ja emri !
- Aldona Hoxha
- Jan 24, 2019
- 1 min read
Bukuroshja me origjinë shqiptare Florinda Kajtazi ka rrëmbyer kurorën e Miss New York 2019. 27-vjeçarja nga Kosova u kurorëzua nga Genesis Suero në Performing Arts Center.
Kajtazi do përfaqësojë New York në edicionin e 68 të Miss SHBA.
Ky konkurs është një nga garat më të rëndësishme të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarja Kajtazi aktualisht jeton në Yonkers. Ajo arriti që të mundë shumë konkurrente.

Comments