Autoriteti Rrugor shqiptar ka bërë një pasqyrë të situatës së krijuar në vend nga reshjet e dëborës dhe i ftohti i acartë.
Në njoftimin e shpërndarë para pak minutash ARRSH ka listuar rrugët ku kalimi i automjeteve duhet bërë detyrimisht me zinxhirë.
Situata më dramatike paraqitet në Qarkun e Dibrës.
Ja statusi i plotë i ARRSH.
Gjendja e akseve kryesore të venditKompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. Domaj-Draj-Rec me zinxhir.Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.
Comentários