Zhaneta Byberi, e lindur me 1 Tetor 1995 ( 24 vjec ) eshte Tropojanja qe ka fituar cmime te rendesishme ne konkurset e bukurise. Cmimin e pare e mori ne Miss Univers Albania ne vitin 2012-te, per te prezantuar Shqiperine ne vitin 2014-te ne MISS UNIVERS. Le te njohim me mire Zhaneten, duke ndjekur kete interviste te dhene nga ajo.
Ju keni studiuar per gjuhe te huaja, cfare ju bashkoi me boten e ekranit dhe modelingut?
Zhaneta: Rastesia. Patjeter qe me kishte shkuar mendja te nje ‘dimension’ i tille, sic mund te vrasesh mendjen per shume e shume gjera te tjera. Por mund te them se iniciatore fillestare ka qene rastesi e paster; perzgjedhje nga ato te zakonshmet e disa viteve me perpara ne shkolla nga grupe televizionesh e konkursesh bukurie qe ishin ne ate nismen e tyre per “spikatjen e se bukures” ne ambiente te zakonshme te perditshmerise.
Duke qene se keni patur bashkepunime me fotografin e mirenjohur Fadil Berisha edhe para shpalljes tuaj si “Miss Universe Albania 2014”, a ju ka ndihmuar sado pak kjo eksperience?
Zhaneta :Pa diskutim.
Z. Fadil Berisha kishte vite e vite te tera eksperience pune sa i perket bashkpunimit me organizaten prestigjoze boterore “Miss Universe”, ndaj dhe ne menyre te padiskutueshme mund te ndihmonte secilen konkuronte me shume “insight” sa i perket kritereve te vecanta qe kerkonin si juria edhe dashamiresit e nje konkursi te tille qe te permbusheshin nga konkurentet ndaj cdo ndihmese profesionale ka qene gjithmone nje plus sa i perket paraqitjes fizike e jo vetem te cdo perfaqesuesje ne Miss Universe.
Ne intervista te meparshme keni deklaruar se modelingun e cilesoni si nje nder pasionet tuaja. Cfare beni per te mbajtur trupin ne forme dhe per pamjen e fresket qe karakterizon cdo dalje tuajen?
Zhaneta: Modelingu eshte zhvilluar dalengadale ne nje nder pasionet me te medha dhe me surprizuesin.
Ashtu si shume e shume femrave te botes, sigurisht me pelqen te kem nje trup te shendetshem dhe te bukur. Por, ka disa gjera qe nuk mund t'u perkojne cdo personi; jam vertet me fat qe kam nje trup pergjithesisht te pelqyeshem sa i perket gjatesise dhe llojit e formes se trupit; kjo fale gjenetikes se shkelqyer te prinderve hahaha. E adhuroj sportin, dhe kur nuk jam e zene me aktivitete te tjera, perpiqem te mbush kohen time me sporte si noti, volejboll, vrap.
Dhe palestren e frekuentoj.
Sa i perket fytyres, dhe ate dua te ia kaloj si merite nenes time, nuk kam kaluar kurre ate periudhe puberteti me probleme lekure si aknet ose shqetesime te tjera. Perkundrazi, e kam pasur tejet te lehte sa i perket kesaj.
Ndaj dhe skam ndjere nevojen te kujdesem se tepermi per lekuren, ndonese kujdesi nevojitet gjithnje.
Keni patur nje shkeputje nga bota e ekranit per nje kohe relativisht te gjate, me cfare angazhimesh jeni marre gjate kesaj periudhe?
Zhaneta: Asgje vecanerisht impresionuese, kam kaluar kohen qe me ka munguar me familjen, duke qene se po beheshin disa vite qe isha gjithnje ne levizje dhe ne pamundesi te shpeshte per te ndenjur me ta. Gjithashtu kam qene e angazhuar me shkollen qe kisha kohe duke e lene ne “plan te dyte” gjithnje per aq kohe sa bota e ekranit kerkonte gjithnje vemendjen dhe perkushtimin tim te plote.
Ne projektin tuaj te fundit ne bashkepunim me Talelli Production, i cili duhet te pranojme qe ka bere shume buje, jeni shfaqur shume provokuese dhe joshese ne te njejten kohe.
Ishte ide e juaja apo nje ftese nga Blerti Talelli? Mund te na thoni me shume mbi kete projekt: si ka nisur, kur ka nisur, cfare ose kush ju ka inspiruar dhe si pritet te vazhdoje?
Zhaneta: Ideja inovative per nje projekt te tille, qe sapo ka nisur dhe u lançua me videon ‘Juice’, ishte si e imja dhe e te fejuarit tim, videografit B. Talelli.
Qe te dy jemi ne nismen e pare te disa projekteve te shumta, qe priten te zbulohen pergjate gjithe vitit 2018, ku perfshihen ketu edhe filmimet e para te nje filmi ‘fashion’ me metrazh te shkurter. Jemi inspiruar nga filmat e shumte qe kemi pare, nga cdo gje qe na kaptivon ne jeten e perditshme, spektri i ngjyrave te panumerta,e zakonshmja dritheruese qe nuk vihet re kurre ne perditshmeri, por qe mund te te rrenqethe nese cdo cast kapet ne momentin e duhur. Na inspiron cdo gje qe shohim, degjojme e perjetojme.
Pas ketij projekti, cfare surprizash ka rezervuar Zhaneta per publikun?
Zhaneta: Besoj kam rrefyer me shume se c’duhej madje dhe tani. Surprizat te ngelen te tilla deri ne momentin qe do jete “show time”.
Jemi ne prag festash dhe nuk mund te leme pa ju pyetur sesi do ti festoni?
Zhaneta: Mendoj se ky vit le vend per festime ne nje forme te re pasi sapo jam fejuar me z. Talelli, dhe do jene periudhat e para festive qe kalojme bashke me familjet tona.
Pyetje Rrufe: Zhaneta zgjedh....
Me ngjyra APO Bardh e Zi?
Zhaneta : Bardh e zi
Make up APO Natyrale?
Zhaneta : Natyrale
Muzike Klasike APO Kontemporare?
Zhaneta :Klasike
Pasta APO Pizza?
Zhaneta :Pizza
Romance APO Komedi?
Zhaneta : Romance
Christian Grey APO Jay Gatsby?
Zhaneta :Christian Gatsby ...haha
Pushime ne Mal APO ne Plazh?
Zhaneta :Mal
Bakllava APO Kadaif?
Zhaneta :Bakllavaaa
Teater APO Kinema?
Zhaneta :Kinema
Lali Eri APO Babagjyshi?
Zhaneta :Santa Veliaj .. hahaha
Londer APO Paris?
Zhaneta :Londer
Krishtlindje apo Viti i Ri?
Zhaneta :Krishtlindje
E falenderojme Zhaneten per intervisten, i urojme gezuar festat dhe suksese te metejshme!
Comments