Tropoja !
Çdo tropojan,
Kur a ba Papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan,
Kur ka nxjerr shpatë a revole në mejdan,
Kur a ul në karrike presidenciale a mbretnore në Tiranë a në Prishtinë,
Kur e ka kapercye detin si klandestinë,
Kur i ka dhanë dritë Fierze botës
Kur a ushqye me trohat e sofres…
Ka rrezatue vlera në kuvend,
Ka pasë hoje me mend,
Ka dhanë gjak për këtë vend,
Ka ngrit lavdi alpine në vise etnike,
në visare epike e lirike, në epoka historike të vendit tonë,
Ka lanë gjurmë trojenike biblike
dje, sot e përgjithmonë…
Se kanë në genet e brezave:
Nga një Shkëlzen,
Nga një Valbonë.
Comments