Pas disa ditësh qeveria do shpërndajë dhe bonusin e pensionistëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme. Ahmetaj tha se bonusi për çdo pensionist do jetë 5 mijë lekë të reja.
"5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Nuk ka pasur të tillë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë buxhetore.
Lajm i mirë është dhe rritja e pagës minimale që po shkon në 26 mijë lekë. Rritje graduale. Shumica e kërkesave të sipërmarrjes është marrë parasysh dhe siç iu reformave për shkak të fillimit të progresivitetit mbi të ardhurat përfitojnë dhe mbi 14 mijë të punësuar të tjerë. 98% të punësuarve iu është ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesa fiskale. Jemi vendi në rajon që e taksojmë pagën më pak se kushdo tjetër. Rajoni i takson 9 ose 19 %, kurse në Shqipëri me mesatare shkon 5.5%. Ka fasha që e kanë 1.89%. Pagat deri në 30 mijë lekë e kanë zero”, tha Ahmetaj.
Comments