top of page
Writer's pictureAldona Hoxha

I keni ditur kuptimet e këtyre fjalëve Tropojane ?!

Dialektet e shqipes fshehin një leksik të pasur që ndonjëherë nuk kuptohet kur kalojmë nga një zonë në tjetrën ose kur bisedojmë me një banor të një zone të largët nga jona. Në Veri janë 10 fjalë dhe shprehje që i kupton vetëm po të rrish me një tropojan/e.


Zatetesh-Ngushtohesh, kur nuk ka shumë vend.  Hajde se po zatetemi-Hajde se po ngushtohemi.

Zogu i kâms-Kyçi i këmbës Ti je açik tânve-Ti je ndryshe nga të gjithë. Përgjithësisht përdoret në kuptim kritikues.


Pulçak-Pisanjoz


Nemozh-I paaftë, që nuk bën dot asgjë, nuk nxjerr dot qimen nga qumështi


Telzica-Sqepari


Foltere-Tigan


Atllagi-okllai


Pse je çu karakaç ose Pse je çu në herba– Pse vjen kot rrotull në shtëpi


Tokel, theksi te o-Përdoret kur dikush kollitet



Kaçiku i pulës-Kofshë pule


Tërpian-I babëzitur. Pse bën si tërpian?-Pse bën si i pangopur? Na ndiqni ne INSTAGRAM : https://www.instagram.com/valbona___valbona/ Na ndiqni ne FACEBOOK :https://www.facebook.com/ValbonaParkTropoje/


376 views0 comments

Comments


bottom of page