top of page
Writer's pictureAldona Hoxha

Historia 400 vjecare e Valbones.

Valbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Barjam Curri, Rrethi i Tropojes Fshati është një ndër atraktsionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona qe kalon nëpër fshat dhe vet Lugina e Valbones tërheqin shumë vizitorë.

Emri i madh i Valbonës, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati i vendosur në një grykë gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit.

Fshati kaq i njohur i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve, që sot ndodhet në Malin e Zi. Plaku 78 vjeçar, Muhamet Selimi, tregon se rrënjët e fshatit kanë moshë të paktën mbi 400 vjeçare. Në atë kohë, në këtë grykë kishin stanet verore për blegtorinë banorët e këtij fshati. Një nip i tyre (nga vajza) që kishte mbetur jetim në moshën 4 muajshe, pasi u rrit e u martua, kërkoi të qëndronte të paktën me qera në stanet e verimit edhe gjatë dimrit. Pse kështu? Sepse sipas Kanunit (edhe sot e kësaj dite) nipi (nga vajza, bijë e fshatit) nuk ka hise në fshat, pasi hise mund të ketë vetëm nipi në linjën mashkullore. Por, duke qëndruar për disa vite aty, nipit i lindën edhe fëmijë, ata u rritën e u martuan, aq sa kjo familje u shumua, pinjollët e saj nuk pranuan të largohen më, problemi shkoi deri në gjyq. Nipi që ishte lënë nga fshati të banonte në stane, që edhe t’i ruante, kishte vdekur. Gjyqtarët e kohës për zgjidhjen e problemit kërkuan të shkonin në Valbonë e sipas ligjeve të kohës nëse oxhaqet e shtëpive nxirrnin tym, toka u takonte atyre. Në të kundërt i takonte Vuthajve. Në gjyq (nuk dihet se kush i mësoi valbonasit (më saktë paraardhësit e fisit të Selimajve të sotëm), por kur gjyqtarët shkuan panë se çdo shtëpi nxirrte tym, kjo i detyroi të jepnin verdiktin, se toka u takonte atyre. Kjo ka ndodhur rreth 300 vjet më parë. Kështu lindi fshati i Valbonës.


531 views0 comments

Comments


bottom of page