top of page
Writer's pictureAldona Hoxha

Gjykata Apelit ne Shkoder le ne fuqi vendimin: Te vijoje puna per ndertimin e HEC-eve në Valbone.

Gjykatën e Apelit në Shkodër mban në fuqi vendimin e Gjykatës së Tropojës për HEC-et në Luginën e Valbonës i cili i hap rrugën vijimit të punimeve të mëtejshme.

Sipas përfaqësuesve të komunitetit, vendimi i kësaj  gjykate është i manipuluar pasi firmat e anëtarëve të komunitetit janë të falsifikuara.

Adhurim Ismailaj, njëri nga banorët e zonës u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i paligjshëm pasi firmat e banorëve janë marrë në një formë të tillë.

Ai tha se gyshi i tij kishte vdekur në 2010-ën ndërkohë që firma e tij rezulton të jetë hedhur në 2013-ën.

Ndërsa një tjetër banor, i quajtur Bekim Demiraj, u shpreh se, “kjo është diçka e cila nuk shihet në asnjë vend të botës, por ne – thotë ai, – nuk jemi dorëzuar akoma dhe do t’a tregojmë me fakte, siç thotë edhe vetë kryeministri, “nuk keni parë gjë akoma”.

“Me  drejtësi e kemi të pamundur të veprojmë dhe këtë e dëshmoi vendimi i sotëm i gjykatës. Punimet aty kanë vijuar çdo ditë, ministri dhe kryeministri të vijnë të shikojnë. Nuk e dimë në të veprojmë me kanun, me protesta apo me i thënë burgut hapu 24 vjeç, se ka mbaru gjithcka në këtë vend,” – tha Demiraj.

Sipas përfaqësuesve të komunitetit, deklaratat e Blendi Klosit se punimet janë pezulluar për aq kohë sa gjykata të jepte vendimin e saj, janë fallco pasi puna për ndërtimin e HEC-ve në Luginën e Valbonës ka vijuar çdo ditë.

Copyright FoxWeb.

94 views0 comments

Commentaires


bottom of page