TROPOJË - Prej vitesh, nga hulumtues të ndryshëm lokal dhe kombëtar kanë hedhur plane për të gjurmuar dhe eksploruar këtë zonë të panjohur të kulturës nëpërmjet objektve ende të dukshme, kryesisht në kishat shekullore.
Fshati Breg Lumi (Rajë) dhe fshati Selimaj (Gegëhysen), ndonëse me besime të ndryshme fetare, janë afërt e afër dhe kanë histori të njëjtë në gjurmimet historike të identitetit të tyre.
Në Selimaj ndodhen ende rrënojat e disa kishave, si Kisha e gatë, kisha e Lekës, Kalaja e Lekës etj. Këto dy objektet e fundit janë për karshi njëra-tjetrës. Po kështu edhe në Breg Lumi (Rajë), e njohur për numrin e kishave, ende sot janë rrënojat e tetë kishave, disa prej të cilave po ua sjellim në foto lexuesve të Valbona Park Tropojë.
Në kohën kur u ndërtuan këto kisha, ku regjioni ishte i fesë katolike, Princi Leka Pjetër Spani ishte i fuqishëm, sepse e fuqishme ishte dinastia e Spanëve. Leka Spani (Aleks Spani) ishte baxhanak me Sulltan Murati II, i një prej perandorive më të mëdha të kohës. Kurse Leka Spani është martuar me një nga vajzat e despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviçi, me Lisabetën apo Milicën . Kurse një vajzë tjetër e Leka Spanit, Lucia, u martua me një nga kapedanët e mëdhenj të Skënderbeut,shkruajnë kronikat e kohës.
Kjo trevë ishte e njohur, se tre princa lekë kishte: Lekë Dukagjini, Lekë Spani, Leke Zaharia. Dy kala mbajnë emrat e tyre ende sot: në Rajë dhe Gegëhysen. Këto dy vende kanë lidhjen e tyre me shekuj. Edhe një kala tjetër ka qënë në anën e përtejme të Valbonës, e flitet për kalanë e Lekë Zaharisë, që u shpërngulën në Vaun e Dejës.
Comments