E duan të gjithë e në të gjitha trevat nga jugu në veri, është pranishme në çdo event apo koncert kudo ku ka shqiptarë. E kush tjetër përveç artistes tonë të muzikës popullore Fatmira Breçanit, mund ta bëjë këtë gjë? Ajo ka shumë vite në skenë dhe kjo e ka bërë një nga emrat më të dashur për publikun. Kendon qe nga vitet e ’70 dhe qe ateherë jo vetem ka lancuar por edhe ka edituar shume kenge qe konsiderohen pasuri kulturore e vendit. Fatmira është shquar gjithmonë për zërin e saj të veçantë dhe e ka ngritur në një nivel tjetër pritshmëritë për këngën patriotike dhe popullore. Si nxënëse e Fatime Sokolit, thuhet qe ajo e ka trashëgim këngën tropojane nga mesuesja e saj, ish-kengetare e famshme në teë gjitha trojet shqiptare dhe qe eshte nderuar me titullin “Artiste e Popullit”. Fatmira ka fituar shumë çmime kombetare dhe ndërkombëtare gjatë karrieres se saj mbi 40 vjecare. Disa nga këngët e saj që veçohen ndërmjet qindra këngëve që ajo ka kënduar janë “Xinxillushe”, “E vogla e nanës”, “Martojmë vllaun”, Oj çikë malesore” e kënduar me artistin e madh Gezim Nika e shume të tjera këngë dhe albume. Ajo është dekoruar me çmim presidencial dhe është gjithmonë e angazhuar me koncerte brenda dhe jashte Shqipërisë e Kosovës, deri në Amerikën dhe Australinë e largët. Fatmira ndër dekada ka përfaqësuar vlerat e muzikës tradicionale shqiptare me motive veriore. Ajo është ndër vite e pranishme në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në 2016, Fatmira Breçani & Agnesa Breçani publikojnë videoklipin “Vllaun sot martojme”e më pas sjell videoklipin “Mindili i bardhë”. Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga Sëart Production. Viti 2017 do ta gjejë Fatmirën me një tjetër bashkëpunim me këngëtarin tropojan Fatos Ahmatin ku publikojnë videoklipin “Dy bylbyla jan bashku”. E më pas edhe një tjetër klip solo me titull “Dashuri e permallim”. Viti 2018 do bashkojë dy zëra Maya & Fatmira Brecani publikojnë videoklipin “Kënga jonë”. Muzika dhe teksti u shkrua nga Adrian Hila. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro. Në nëntor të këtij viti, Abedin Zenuni & Fatmira Breçani publikojnë videoklipin “Për ju do te këndojmë”, në bashkëpunim me Ervin Gonxhi. Këngëtarja e qindra koncerteve në vit do sjellë ende produksione të reja të cilat sigurisht ne mezi i presim!
top of page
bottom of page
Comments