Për shumë familje në Bulqizë, tryeza e vitit të ri ka qenë mjaft e varfër, pasi pjesa më e madhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, por ka edhe nga ata që natën e vitit të ri nuk e kanë festuar.
Familja e Ibrahim Shytit në fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, natën e vitit të ri e kaluan vetëm me bukë dhe qumësht.
Nëna dhe babai thonë se nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë dy fëmijët të moshës 7 dhe 8 vjeç. Afërdita tregon sasinë e fundit të miellit që i ka mbetur…
Ibrahimi thotë se paratë nuk i dalin as për të ngrënë e as për ilaçe, ndërsa vetmja lodër për për dy fëmijët e kësaj familjeje, është kjo tollumbace, ndaj edhe vetë ata drejtojnë sot një thirrje.
“Do kishim dëshirë që për vitin e ri, tryeza jonë të ishte plot me ushqime”, thonë fëmijët e Ibrahimit.
Comments