Në traditat e hershme popullore te trevës sonë hyjnë banesa, zejtaria. Veshjet, këngët, vallet, dasma.
1. Banesa - Trashëgimia arkitekturore në ketë treve zë fill qysh në kohet e lashta, në Iliri. Aty gjejmë ndërtime në qyteza dhe në kala, muret e te cilave janë te ndërtuara me gurë te përmasave te mëdha te palatuar, te palidhur me llaç, e deri te banesat e sotme. Banesat janë vendosur mundësisht në vende me mbrojtje natyrore, në vende te pjerrëta, në kodra, mbi shkëmbinj etj. Karakteristike e vendosjes se banesave ka qene banesa te veçuara. Banesa në trevën tone ka kaluar në disa faza : Banese një kateshe (përdhese), dy kateshe dhe me vone ka ardhur deri në ditët tona banesa tre kateshe tip kulle. Banesa u përshtatej kushteve te jetesës dhe rrethanave luftarake. Ndër format me te preferuara te banesave mbizotëronin kullat e tipit te Malësisë. Banesa tip kulle është një zgjedhje e zgjuar e asaj periudhe historike duke e vendosur atë gjithnjë në pozicione strategjike. Banesa tipike te tilla mund te përmendim : në Curraj te Epërm, në Lume te Gashit, Kulla e Mic Sokolit, etj. Banesa dy kateshe, me gurë te lidhur me llaç me gëlqere ose me balte me hatulla. Qoshet e mureve te jashtme, rrethimi i derës se jashtme, te dritareve, te frëngjive, dyshekllekut, dhe anësoret e oxhakut, janë me gurë te gdhendur. Mbuloja e banesave ka ardhur duke evoluar nga ato me rrasa guri, në dërrasa lisi deri ato me tjegulla. Tradicionalisht malësori ka pasur edhe një banese sezonale, në bjeshkë kur dërgonin bagëtitë në kullota verore, tradite që vazhdon edhe sot. Këto njihen me emrin stane, ndërtohen me mure guri te pa lidhur me llaç, me gardh apo me puretka druri. Banesa dy kateshe e fortifikuar u shfaq në Malësinë e Gjakovës në gjysmën e dyte te shek. XIX e që gjeti një hapësire te madhe në ketë treve. Mendohet se ajo u mor nga Rrafshi I Dukagjinit. Katin e pare përdhes vendasit e quajnë “aher” dhe shërben për mbajtjen e bagëtisë. Jeta e familjes zhvillohej në katin e dyte te banesës, mjedisi kryesor i këtij kati te banesës është “Soba e grave” apo “Oda e zjermit” që zë sipërfaqen me te madhe te këtij kati. Në krah te tyre janë “Qyleret” ose dhomat e fjetjes për çiftet. Ndërsa mjediset e pritjes dhe te shërbimit për mikun janë te vendosura në katin e 3-te dhe quhen “Oda e burrave” ose “Oda e miqve”. Ajo ka një komoditet me te mire se mjediset tjera në ketë banese. Dera e Odes se burrave është e vendosur gjithmonë përballe oxhakut dhe lidhen ndërmjet tyre nga një rrugice që e ndan dhomën e burrave në dy “Margeza” ose pjesë, e madhja në te majte te oxhakut për miqtë dhe e vogla në te djathte për burrat e shtëpisë. Një pjesë e rëndësishme e katit te trete është divahanja, elementi me karakteristik i divahanes është dysheklleku. Ai ngrihet 40-50 cm nga dyshemeja dhe krijon një kënd komod ndenjeje, i shtriar me dërrasa dhe ka një numër dritaresh te vogla për te vështruar natyrën. Gjithashtu në mjediset e divahanes ka shumë frëngji me funksion mbrojtës. Banesa tradicionale e Malësisë se Gjakovës (Tropojë) përfaqëson fazën me te fundit ku arriti përpunimi arkitektonik i banesës në Shqipëri dhe një nga format me te përkryera te banesës se fortifikuar në Shqipërinë Veriore.
2. ZEJTARIA - Edhe zejtaria në popullsinë e kësaj zone zë fill qysh në kohet e lashta. Ka pasur mjeshtër te mire për përpun imin e drurit, te gurit e te qeramikës. Përpunimi i drurit gjente një përdorim te gjere. Ai përpunohej dhe përdorej për ndërtimin e shtëpive, me te ndreqnin dritare e dyer, rafte, dysheklleke, vegla punë, ene kuzhine dhe “tpi” ose dybek, për punimin e qumështit, për punimin e leshit, për bërjen e instrumenteve popullore, gurë krojesh, rrethim bunarësh etj. Bunarët, teknika e ndërtimit te tyre (puseve) vjen deri në ditët tona si një trashëgimi e lene brez pas brezi. Mungesën e burimeve te ujit te pishëm vendasit e kane kompensuar me bunarë ose puse. Për ndërtimin e tij punonin 2-3 vete, materiali i gërmuar nxirrej jashtë me ane te një mekanizmi, çikrik me te cilin lidhej kova me litarë. Çikriku funksiononte dhe shërbente edhe për nxjerrjen e ujit nga bunari. Mullinjtë e blojës - Punonin me ujë, kjo veprimtari është e vjetër dhe ka rendësi te posaçme ekonomike, ata shërbenin për bluarjen e drithërave për nevojat e fshatareve. Ato janë te vendosur anash lumenjve ose përrenjve me prurje uji gjithëvjetore. Një ndër zejet e kahershme që ka ardhur duke evoluar për mire është edhe ndërtimi i instrumenteve popullore. Daullja - tupani, njihet si një nga instrumentet me te vjetër që ende mbetet i pranishëm dhe i preferuar në mjediset kulturore artistike dhe në mjediset familjare. Daullja nga pikëpamja e ndërtimit ka kaluar nga qengj druri (trung druri me zguare brenda) e pa përpunuar, me lëkure dhie anash dhe kuke e thupër thane, në qengj druri te punuar, në qengj prej kompensate dhe në qengj teneqeje apo llamarine, gjithnjë anash me lëkure te lidhur fort me litarë, kuka e zbukuruar me gdhendje me ornamente te ndryshme dhe thupra prej druri te thanës.
Lahuta - me dru te gërryer te pa zbukuruar, jebet dhe harku (apo kulari), lahuta me kobure breshke, me kungull, me porceke dhe se fundmi me punim druri me zbukurime me figura gjarpri, shqiponjën simbolin e flamurit kombëtar, me emblemën e Kastrioteve etj. Dajre- apo def, i përdorur pothuajse në te njëjtën forme që gjendet edhe sot. Çifteli- ndërtimi i çiftelisë njihet me talle (kashte misri), me porceke dhe me dru, nga me gërryerje te thjështë e deri sot me ornamente te ndryshme. Fyelli- me dru krejt i thjështë e deri në një punim me dru me ornamente artistike. Briri- është ndër instrumentet e lashte që zejtaret fare pake kane vene dore mbi te. Kavalli- është punuar me dru krejt te thjështë e ka ardhur deri tek punimi me dru por me dekor e ornamente te ndryshme. Tinar- janë ene druri me përmasa te mëdha, sheka në forme tinari (vozge) por me përmasa me te vogla se tinari : mjelëse (ene druri për mjeljen e bagëtive), lugje druri (ene) për mezen e gjalpin : tpi për te rrahur qumështin e për ta kthyer në gjalpë, pehar e luge druri, bluda (sahan) për ngrënie etj, madje me dru punoheshin djepa te cilat zbukuroheshin me figura në anësoret e tij dhe kaptelli (pjesa harkore) me figura si gjarpri, dhe me vone edhe me ngjyrime : rrathë për tu vene poshtë këmbeve për te ecur në dëbore : sofra apo (tervesa) për ngrënie buke, e që do te jete paraardhëse e tavolinës se bukës ; magje për te mbajtur miellin për bukë, fund për te shtrire brumin e bukës dhe mbi te cilin jepet forma para se me e vu në çerep ; korita për te hedh qumështin si dhe lugje për meze e tëlyen ; arka nusje (sendyqe) për te vene çezin e gruas. Gjithashtu me dru punoheshin vegla punë : Parmend me pjesët përbërëse shti e zgjedhe, vllaç ; bishta te mjeteve te punës. Teknikat e punimit- kombinimi i motiveve e i ngjyrave te përdorura me finese dhe shije artistike tregojnë për nivelin kulturore dhe talentin e zejtareve vendas në stade te ndryshme te zhvillimit shoqërore. Një zeje tjetër e kahershme janë edhe punimet me thurje, teknika e thurjes është përdorur në rrethimin e ballkoneve, koshave te misrit te staneve për barinjtë. Me thurje janë bere edhe koshorica, sepete, kosha për transport me krah dhe me kafshë, lesa etj. Gratë tropojane dallohen për duart e tyre te arta për shije te holle artistike në punimin e leshit, qëndisjes, në qepje etj. Vektaria- është zeja me e përhapur me te cilin janë marre femrat. Në vek janë punuar pëlhurat, qilima, sexhade, shilte, cerga, rrugica, kllefe jastekesh prej leshi, cakuj, strajca etj.
3. Veshjet - Malësia e Gjakovës është e pasur me veshje popullore. Disa prej tyre kane origjine tejet te moçme : si veshja me xhublete e grave te Nikaj-Merturit : veshja me tirq zhguni te bardhe dhe me ngjyre kafe dhe e zeze ; jeleku apo xhamadanë ; veshja e ngushte dhe e gjane për gratë etj. Veshjet popullore janë elementi thelbësor, shenje dalluese e një populli : Dhe me tej :
Në Malësinë e Gjakovës tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë te përdorën shumë variante veshjesh popullore.
Për burrat përdorën veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhe te kokës gjysmesferik.
Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak te gjane”, te cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdorën në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.
Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-këmisha e gjate deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). Gjokesi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rrueza e me xhixha. Mangët te shkurtra deri te bërryli, te gjera dhe te veshura me ojme (punim me dore) ; Mange këmishe te ngushta te zogu i dorës deri te bërryli e që mbuloheshin nga pjesa tjetër e këmishës që vine nga supet. Në pjesën e pare te zogut te dorës punohet me cope te zeze. Zaprega-kështu është quajtur por do te thotë përparëse (vjen nga serbishtja) vendoset në pjesën e përparme te femrës në distance te vogël nga beli. Mbahet nga dy toja te derdhura që kapen në dy cepat e kundërt te zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në krysa. Pështjellaku i mram-vendoset në vithe mbrapa. Shoke-shoka vendoset prapa pjerrtas diagonal në krysa poshtë belit, cope e qëndisur e tera me ornamente te ndryshme me rrueza, tehri, xhixha etj. Krahoçe-krahoçja është e punuar me gajtan 3-4-5 fije te qepura gashke. Dy shpatullat mbërthehen nga ajo dhe kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorape-çorapet punohen në kërrabëza, për vajza me pe te bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vine deri poshtë gjunit.
Meste-mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë te ndryshme. Opinga-opingat, shtrojat me lëkure lope, te bëra anash me dredhe (lëkure e prere si spango). Pjesa e sipërme e punuar me qëndisje me peje me ngjyra te ndryshme. Veshja e gjane e grave - Kjo veshje ka edhe komponentë te vet. Këmishe bëzi, me krahë te shkurtër deri në bërryla dhe te gjere, e qëndisur. E gjate deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me peje me ngjyra dhe me rrueza. Pështjellaku i gjane - pështjellaku i gjane punohet në vegje (me pe leshi). Rrudhosja (pale pale) behet me një teknike që e ruan përgjithnjë ketë valëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rrueza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjere, zbukurues i bardhe. Mitan pa mange - mitani punohet me cope te zeze apo kafe futet në dy krahët, por nuk komcohet dhe nuk ka mange te gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në zonën Nikaj - Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete, jelek me theke, breze serme, çorap leshi te zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme. Veshja e vajzave - veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mange te gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa zbukurime. Veshja e burrave - Në kompletin e veshjes se burrave bëjnë pjesë : Tirq - tirqit punohen cope prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet dhe kthehet në zhgun. Këmishe - këmisha beze me mange te gjata, gryka e hapur dhe e punuar me gjendisje me një dizajnë te lehte me pet e bardhe. Xhamadan - xhamadani me mange te gjata prej zhguni i bardhe, i zi apo kafe. Jelek - jeleku përbehej prej shtroje cope e zeze apo kafe e mëndafshte dhe e qëndisur gryket, gjoksorin dhe mëngët me fije te trasha mëndafshi me ngjyre ari. Shoke e shalle - shoka punohet prej leshi në vegje e kombinuar me pet e ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjate sa sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjate sa edhe vete shoka. Kapuç apo plis i bardhe në forme sferike-i rrumbullakësuar sipër vihet në koke mënjan, cepi i vjen në vetull te syri, rreth kapuçit lidhet diagonal një shami e zeze, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe. Malësia e Gjakovës është një ndër trevat që dallohet edhe për shumllojsherine e varianteve, te ngjyrave dhe te motiveve te kostumeve popullore. Kostumi popullore e hijeshon dhe e bën me krenar, e madhështon gruan dhe burrin, djalin dhe vajzën.
4. Këngët - Kjo treve dallon edhe për shumëllojshmëri këngësh. Disa nga llojet e shumta te këngëve popullore tradicionale janë : Kënge kreshnikesh - këndohen te shoqëruara me lahute, janë kënge epike luftërash dhe interpretohen me përmallim, dhimbje, krenari etj. Kënge trimash - zakonisht u këndohen individëve te shquar që kane bere trimëri. Edhe këto këndohen te shoqëruara me lahute. Kënge maje krahit ose asqerçe - këndohen zakonisht prej dy burrash se bashku, duke vene gishtat në vesh e duke thirrur fort. Janë te shkurtra si tekst. Kënge vargca - këndohen nga burrë atë shoqëruara me çifteli, zakonisht janë kënge trimërie por edhe kënge dashurie. Kënge çikash - I këndojnë vajzat e reja në kullota, bjeshkë, në dasma, festa etj. Krijohen nga vete çikat. Kemi edhe disa lloj këngësh te tjera siç janë : Kënge me gisht në fyt. Kënge me tepsi Kënge dasme –si punë kori ku dy grupe te lidhura krah për krah (vajza) përballe njëra tjetrës dialogojnë. Kënge humoristike Kënge kapuçash Kënge vaji. Kënge djepi. Gjama (Nikaj-Merture) Instrumentet me te përdorura në Malësinë e Gjakovës janë lahuta, lodra (tupani), defi, fyelli, çiftelia, sharkia etj.
5. Vallet - vallet janë bashkudhëtare në rrugën e gjate te histories dhe pjesë përbërëse e jetës shpirtërore te popullit te kësaj treve. Ato shquhen për dinamizëm, forcën, epizmin dhe lirizmin e tyre. Vallja është kërcyer tradicionalisht në Malësi te Gjakovës, por “me tepër e ka kërcyer Gashi” Vallet popullore te Malësisë se Gjakovës shquhen për ritmin dhe ekspresivitetin e veçante. Tipari dallies i valleve popullore te burrave është forca e dinamizmi, ato ndonëse karakterizohen nga spontaniteti në interpretim, ato kane edhe një tematike te caktuar. Ndërkaq vallet e grave janë teje dinamike, elegante, here here shpërthyese, por edhe te shtruara plot krenari dhe hijeshi. Përfytyro fluturimin e shqipes e te Sokolit, aty nis ritmin vallja malësore e Malësisë se Gjakovës.
Comments