top of page
Writer's pictureAldona Hoxha

E keni ditur qe Papa i V ( Peste) ka qene nga Tropoja ?! Ja nga cili fshat ishte ai!

Papë Sistus V – Peretti (1585-1590) ishte me origjinë nga Margegajt (vend i lashtë dardan e mesjetar) e Tropojes (Enciklopedia e Tropojes. U lind më 13 dhjetor 1520 në Grottammare (Provincë e Ascoli Piceno) në brigjet e Adriatikut në Itali. Zëvendësoi Papë Gregorin XIII (13 maj 1572 deri më 10 prill 1585, ku u pasua nga Papë Urbani VII (15-23 shtator 1590. Ishte fëmijë i një refugjati arbëror nga Margegajt e sotmë të Tropojes (Malësisë së Mirë), vend ky ku nëntoka e saj fsheh një kishë nga më madhështorët e truallit arbëroro-shqiptar. Pra, prejardhja e tij nga Margegajt, prej nga emigroi në shekullin XV bashkë me Dinastinë princore të Spanëve (me seli në Selimaj të Geghysenit të sotmë), që ishin në lidhje gjaku me Derën princore të Zaharinjt (vendbashkimit të Valbonës me Drinin.

Papë Sistus V – Peretti (1585-1590)
Papë Sistus V – Peretti (1585-1590)

Italianët dhe malazezët duan ta kthejnë si të tyrin, por faktet të çojnë te burimi i prejardhjes së tij arbërore, e në veçanti malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit, gjë që nuk përkon aspak me faktet historike. Ky ishte nga personalitetet shumë të rëndësishëm të krishtërimit.

Përndryshe ky papë (i dyqind e njëzet e nënti me radhë) ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit në Vatikan (Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, voI. XXVI, p. 251 ; vol. XXXI, p. 923-924. Edith Durham “Brenga e Ballkanit”, Tiranë, 1991, f. 508). Malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit.

723 views0 comments

Comments


bottom of page