U lind në Luzhë, të Tropojës të Malësisë së Gjakovës, i biri i Tarçuk Balës dhe Fate Hysenit nga Gegëhyseni. I ati e la jetim të vogël dhe për të u kujdes mixha Bajram Sefë Bala, që edhe e rriti. Që në vogëli tek ai u duken shenjat e dervishit, dhe xhaxhai i tij e çoi ne teqen e Çajës në Kukës. Aty në moshën 17-vjeçare vishet dervish i tarikatit Halveti nga sheh Rexhepi, i cili e kompletoi me shërbimet e nevojshme.
Dervishi kthehet në Luzhë nga ku ka marrë edhe emrin Dervishi i Luzhës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrahu Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe shërbeu pa armë në Brigadën XXV.
Më 1982 ka hyrë në shtëpinë e Halit Balës, ku i shërbeu lezhjanja Bardhe Tanja, por në pamundësi që të ndërtonin një tyrbe gjatë regjimit. Dervishi ndërroi jetë më 3 nëntor 1985, por pas rënies së komunizmit Azem Hajdari i ndërtoi tyrben e Dervish Luzhës që përnderohet nga vendasit
Comments